Real Madridi i ka bërë një ofertë rinovimi Cristiano Ronaldos me të cilën ai do të përafrohej me shumën që kërkonte nga klubi e që përafërsisht duke përfshirë edhe bonuset që varen nga objektivat e arritur, kap shifrën e 32,5 milion euro, gjithnjë sipas informacionit që jep gazetari Manolo Lama në emisionin El Partidazo të Cadena COPE.
Oferta e detajuar është 25 milion euro neto në sezon dhe 7,5 milion të tjera në formën e bonuseve, të renditura sipas kësaj strukture: 2 milion për fitimin e Championsit, 1.5 për fitimin e La Ligas, 1 për fitimin e Copa Del Rey, 1 për fitimin e çmimit ‘The Best’, 1 për Topin e Artë, 0.5 për çmimin ‘Pichichi’ dhe 0.5 për ndeshjet e luajtura. Por, në çdo rast, Portugezi do të vazhdoje të jetë poshtë Messit dhe Neymar në aspektin e përfitimeve.
Në përputhje me këtë informacion, acarimi i Cristianos nuk do të jetë më vetëm çështje ekonomike, por poashtu edhe një çështje statusi. ”Në klub besojnë që paratë që nuk do i paguaje Real Madridi, ai mund t’i përfitoje me disa reklama”, thotë Manolo Lama, që poashtu shpjegon edhe situatën e tij: ”është shumë e komplikuar, por jo e pakthyeshme” dhe që ”besojnë se ajo që ka thënë në Kiev ishte gabim, por që i përafrohet karakterit të tij.”