Eshtë njëra nga surprizat e ditës. Thashethemet vazhdojnë të prekin Manchester Cityn e Pep Guardiolas dhe sipas Sky Sport, tani trajneri ka kthyer sytë tek Real Madridi.
E përditshmja Sky Sport, raporton që Pep dëshiron Mateo Kovacic nëse nuk arrijnë të transferojnë Jorginhon nga Napoli. Kovacic konsiderohet si pjesë jetike e suksesit të Madridit por që në sezonin e fundit nuk ka pasur shumë minuta dhe para disa ditësh i kërkoi klubit që t’i ofrojnë më shumë minuta ose në të kundërtën do të kërkonte një largim të mundshëm.
Për kroatin, kanë shfaqur interesim të vazhdueshëm edhe klubet Italiani si Inter, Milan dhe Juventusi, që e kanë bërë si prioritetin kryesor mesfushorin e ri Madrilen.