Sergio Ramos dhe dueli i tij kundër Mohamed Salah në finalen e Champions League ka qenë tema kryesore që nga ajo finale të cilën Madridi e fitoi për herën e tretë radhazi.
I fundit që ka reaguar dhe që ka dërguar një mesazh ‘kërcënues’ për kapitenin Ramos rreth asaj ndërhyrje ndaj Salah, është lojtari gjigant anglez Adebayo Akinfenwa, i cili aktualisht po luan tek Wycombe Wanderers.
Akinfenwa ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Twitter për t’i dërguar këtë mesazh kapitenit Madrilen rreth asaj ndërhyrje ndaj Salah.
‘‘Pra, ka kaluar një javë që nga finalja e Champions League dhe unë sapo jam rikthyer nga pushimi. Sergio Ramos, jo vetëm që largove nga fusha njeriun tim Mo Salah, por kam dëgjuar se ke sjellur portjerin Karius në tronditje. Shiko vëllla, unë kurrë nuk do të luaj ndaj teje sepse asnjëherë nuk do të kualifikohem në Champions League, dhe ti je me fat. Por nëse do t’a bëja…”, vazhdon duke shtrënguar me duart e tij një takë futbollistike duke lënë të kuptohet që po i drejtohet kapiteni.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga ky mesazh i Akinfewa për Ramos: