Mauricio Pochettino e ka përsëritur fjalën e tij në ‘La Oral Deportiva’ të Radio Rivadavia, rreth interesimit të Real Madridit.
”Eshtë flitur shumë në ditët e fundit. Unë kam thënë atë që duhet. Nuk do të shtoj asgjë. Eshtë e qartë se Real Madridi mund të jetë klubi më i madh në botë. Për një lojtar dhe një trajner argjentinas është të arrish kulmin e karrierës.”, ishin fjalët e Pochettinos.
”Jam i lumtur në Tottenham, le të ndodhë ajo që ndodhë. Sic ka thënë Griffa, unë do ta lë futbollin të vendosë vet. Nuk vuaj dhe unë e lë të shkojë, dhe të përpiqem të jem i përgatitur për situatat që ndodhin. Dhe kur arrijnë këto mundësi, ju duhet të dini se si t’i shfrytëzoni ato.”, përfundoi tekniku Argjentinas.