Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo edhe një herë tjetër duken shumë afër për të përfunduar lidhjen e tyre, dhe këtë herë duket më pranë se kurrë.
Pas Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe Jorge Mendes u takuan të Martën për të rishikuar kontratën e lojtarët dhe e ardhmja e Portugezit në taborin Madrilen duket sikur po shuhet ditë pas dite.
Ronaldo, i cili aktualisht përfiton 21 milion euro në vit, është larg nga 37 milion eurot që përfiton Neymar në Paris Saint-Germain dhe nga 50 milion eurot që Leo Messi përfiton në Barcelonë.
Ashtu siç u raportua edhe nga e përditshmja MARCA rreth një vit më parë, pikërisht pas fitimit të Championsit të 12-të në Cardiff, presidenti Perez i premtoi Cristianos një përmirësim të ndjeshëm të kontratës për shkak të performancave të tij madhështore.
Sipas njerëzve të afërt të Ronaldos, Perez madje vendosi një shifër në tavolinë: 30 milion euro në vit.
Klubi filloi të ri-mendoje ofertën në Shtator teksa performancat e Ronaldos filluan të bien, madje shkuan aq larg sa konsideronin edhe shitjen e tij në fund të sezonit.
Sapo muaji Janar trokiti në derë, Ronaldo u rikthye përsëri në më të mirën e tij dhe atë duke shënuar një gol për ndeshje, me golat vendimtar në Champions League ndaj PSG dhe Juventus.
Kështu, pak më tepër se dy muaj më parë, klubi i bëri një propozim Cristianos me një ngritje të pagës deri në 25 milion euro plus bonuset varësisht nga objektivat e arritura.
Krenaria e Ronaldos mori një goditje dhe ai kërkoi që negociatat të rikthehen në fund të sezonit; si rezultat klubi nuk mbajti premtimin e dhënë, teksa drejtuesit po bëjnë çmos që të arrijnë tek Neymar të cilit do i ofrojnë një pagë rreth 37 milion euro në sezon.
Takimi të Martën
Takimi që u zhvillua të Martën në Madrid pa edhe refuzimin e propozimit nga ana e klubit, teksa kushtet e ofruara nuk përputheshin me atë që Ronaldo po kërkonte.
Atij iu ofruan 25 milion euro dhe të cilat mund të tejkalonin 30 milionët në rast se Real Madridi dhe Ronaldo do të kishin një sezon madhështor.
Thënë ndryshe, kjo shihet në fitimin e shumë titujve (La Liga, Champions League, Copa Del Rey) dhe trofetë më prestigjioz në aspektin individual (Topi i Artë, Lojtari më i mirë i vitit nga Globe Soccer, etj).
Gjatë takimit u diskutuan edhe deklaratat kontraverse të Ronaldos menjëherë pas triumfit në Kiev, të cilat acaruan thellësisht klubin.
Kërkesat e Ronaldos janë vetëm përforcim i faktit se sa vendimtar ka qenë ai në fitimin e 4 titujve të fundit në Champions League në 5 vitet e fundit – në të cilët ai ka fituar edhe 4 Topa të Artë dhe sukseset e tij kanë qenë shumë më të mëdha se ato të Messit dhe kandidatit për t’a zëvendësuar atë, Neymar.
Ai beson se Real Madridi dëshiron t’a heq qafe dhe për këtë arsye nuk do të dorëzohet në atë që ndjenë se e meriton.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga klubi që t’a lënë të lirë dhe e vërteta është që për të parën herë në këto 9 vite, ai ka dëgjuar një ‘po, largohu’ nëse dëshiron, pavarësisht se ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 dhe një klauzolë prej 1 miliard euro.
Në ditët e ardhshme do të shohim nëse një tjetër kapituj i lidhjes së shënuar me dashuri dhe urrejtje do të mbaroje me një shtërngim duarsh, një rinovim dhe buzëqeshje të detyruar, apo ndryshe thënë, tani do të shohim nëse Ronaldo me të vërtetë do të largohet nga Real Madridi.