Zinedine Zidane fitoi 9 tituj në 2 vite e gjysmë me Real Madridin dhe u largua nga këta të fundit vetëm 4 ditë më parë. Për të dyja këto, Clarence Seedorf ia heq kapelën teknikut francez.
“Përvoja e tij e ka bindur atë se ishte momenti i duhur [të largohej] dhe kjo duhet respektuar”, tha ai pas ndeshjes të së dielës kundër legjendave të Arsenalit.
Edhe pse Seedorf u shpreh se do të të ishte nderë për të që ta trajnonte Real Madridin, bëri të ditur se nuk do të thotë gjëra që mund të krijojnë polemika.
“Klubi ka nevojë për qetësi që të marrë vendimin më të mirë”, ka deklaruar Seedorf.
Seedorf sa ishte lojtar luajti edhe për Real Madridin, ndërsa në karrierën e tij si trajner deri me tani ka stërvitur Deportivo La Coruna në pjesën e fundit të sezonit 2017/18 për tu larguar më pastaj nga ky klub spanjoll.