Zinedine Zidane vendosi të jap dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit dhe menjëherë ka marrë ofertën e parë që të filloj punën si trajner i kombëtares së Qatarit.
Miliardieri egjiptian, Naguib Sawiris, ka habitur të gjithë me një shkrim në rrjetin social në Twitter: ”Zidane do të trajnojë kombëtaren e Qatarit në botërorin e vitit 2022. 50 milionë euro për secilin nga katër vitet.”, ishte shkrimi i tij.
Sipas këtij njoftimit të multimiliarderit Egjiptian, Zidane do të përfitojë 200 milionë euro nëse pranon këtë ofertë. Një shifër që mund të ndryshojë mendjen e Francezit për pushimin.