“Ne po të presim ty”. Këto ishin fjalët me të cilat Luka Modric iu drejtua Neymarit përderisa po shkëmbenin fanellat me njëri-tjetrin pas ndeshjes së sontme Brazil & Kroaci, ndeshje të cilën e fituan brazilianët me rezultat 2-0.
E gjitha ngjarja ndodhi në tunelin e stadiumit të Liverpoolit, Anfield. Këto fjalë të Modric vijnë pas raportimeve të shumta në medie se Neymari e deshiron kalimin te Real Madridi.
Neymari i cili u rikthye të luajë sonte për herë të parë që prej dëmtimit që e la jashtë fushave për 99 ditë, shënoi një gol që siç thonë mediet ndërkombëtare ishte spektakolar.
Gjatë ditës u raportua se Real Madridi ka dërguar në Anfield disa përfaqësues për të përcjellë nga afër përformancën e lojtarit brazilian pas dëmtimit.
Ju ftojmë ta ndiqni momentin kur Modric i thotë Neymarit se po presin për të
Vídeo de @CBF_Futebol Intercambio de camisetas y firma entre Modric y Neymar. Al final dice Modric: – Te esperamos, eh! Neymar: – Je. pic.twitter.com/dmT9zdux5Q
— Paco García Caridad (@pacogcaridad) June 3, 2018