Dorëheqja e Zinedine Zidane nga pozita e trajnerit të Real Madridit, i ka dhënë edhe një arsye më shumë gazetave Blaugranase që të thumbojnë klubin Madrilen me shkrimet e tyre.
Mundo Deportivo është treguar më diskrete sesa gazeta Sport. Gazeta Sport është shumë më thumbuese pasi ka shkruar: ”Jashtë kontrollit” dhe ”Konflikt dhe boshllëku i pushtetit në Madrid pas lamtumirës së Zidane”, ndërsa mediumi Godo ka shkruar një lajm për teknikun Low, i cili përjashtoi mundësinë të jetë trajner i Madridit: ”Low përjashtohet vetë.”, ishte shkrimi i kësaj të fundit.
Gazetat nga Barcelona, kanë rishikuar emrat më të rëndësishëm të klubit Madrilen dhe dhe kanë theksuar fjalë për t’a duke tentuar të tërheqin vëmendjen e lexuesëve.