Zinedine Zidane dha dorëheqje dhe u largua nga pozita e trajnerit Madrilen me një gjemb në kokën e tij të quajtur: Copa del Rey.
Tekniku Francez nuk arriti t’a fitojë këtë titull si lojtarë dhe dështoi t’a fitojë edhe si trajneri. Francezi arriti në krye të ekipit në janar të vitit 2016, me ekipin që tashmë ishte eliminuar nga ky kompeticion pas atij rastit të Cheryshev. Në sezonin e parë të plotë, u eliminua nga Celta Vigo ndërsa në këtë sezon u eliminua nga Leganes.
Zidane si lojtar dështoi t’a fitojë këtë tituj me klubin gjatë 5 viteve sa luajti në këtë kompeticion. Arriti dy finale ndaj Deportivo La Corunas dhe Zaragozas por që në të dyja humbi në vitet 2002 dhe respektivisht 2004.