Zinedine Zidane u largua nga detyra e trajnerit por presidenti në konferencën e konfirmimit të dorëheqjes së tij i tregoi atij se dera për rikthimin e tij është gjithmonë e hapur.
Ndërsa pas këtyre fjalëve të presidentit Perez, ishte vetë trajneri Francez ai që gjithashtu i dha Madridizmit një shpresë për rikthimin e tij në klubin ku shkroi historinë duke fituar 3 tituj radhazi të Champions League.
”Sic tha presidenti, kjo mund të jetë një rast ‘shihemi së shpejti’. Real Madridi më ka dhënë gjithcka mua dhe gjithmonë do të jem afër këtij klubi. Ndoshta disa njerëz nuk e kuptojnë vendimin, por unë e kuptoj. Eshtë koha për një ndryshim edhe për lojtarët gjithashtu.”, ishin fjalët e Zidane i cili në 2 vite e gjysmë i solli klubit plot 9 tituj.