Ka reaguar edhe James Rodriguez pas dorëheqjes së Zinedine Zidane. Kolumbiani i cili është i huazuar në Bayern Munich nga Real Madridi dhe i cili nuk kishte raporte të mira me teknikun Francez ka thënë se vendimi i tij është i cuditshëm dhe se nuk e priste atë.
”Eshtë pak e cuditshme dorëheqja e tij. Por ishte vendimi i i tij. Mendoj se ka bërë gjëra të mira në të gjitha 3 vitet në Madrid pasi praktikisht ka fituar gjithcka që është e mundshme.”, ishin fjalët e Kolumbianit kur u pyet për largimin e Zidane.
James është i huazuar në klubin Bavarez edhe për sezonin 2018/19 dhe kontrata e tij është që mund të largohet nëse dëshirojnë bavarezët t’a blejnë përfundimisht.