Mateo Kovacic ndonëse përmendi faktin se ka luajtur shumë minuta në këtë sezon me Real Madridin, ka bërë të ditur se do të ketë nevojë për më shumë të tilla sezonin e ardhshëm, qoftë në Real Madrid apo dikund tjetër.
Këto fjalë kroati i tha para medieve të shumta të cilat ishin të pranishme në seancën stërvitore të kombëtarës se Kroacisë.
“Tani është koha për mua që të luaj. Jam në kontratë me Realin dhe nuk dëshiroj të komentoj për klubet e tjera”, ka thënë mesfushori 24 vjeçari.
Kovacic e pranoi se do të deshironte të luante në finalen e Kievit, por se e kupton se ekipi i Real Madridit është një ekip i madh dhe i gjerë.
“Do të doja të jem në fushë, por jam i ri dhe duhet të di se si të merrem me çdo gjë”, tregoi mesfushori kroat.
Kovacic u shpreh se kanë arritur një sukses që sipas tij do të jetë i vështirë për tu përsëritur.
Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic ka bërë të ditur se ai dhe bashkëlojtaret e tij nuk e kanë pritur largimin e Zinedine Zidane, teksa shtoi se ky i fundit u largua si një zotëri.
“I uroj atij gjithë të mirat. Le të shohim nëse ai mund ta arrijë këtë me dikë tjetër”, u shpreh Kovacic.
Kroati nuk i mohoi zërat se ndonjëri prej lojtarëve Madrilen e ditur që Zidane do të largohej, por siguroi se ai nuk është njëri prej tyre.
“Isha i shokuar”, bëri të ditur Kovacic.
Liverpooli humbi në finalen e këtij sezoni nga Real Madridi. Në 11-shen startuese të “The Reds” ishte edhe Dejan Lovren, bashkombasi njëherit bashkëlojtari i Mateo Kovacic dhe Luka Modric, i cili pas humbjes në finale ‘shpertheu’ në lot.
Në lidhje me këtë, Kovacic tha se megjithëse ishte me fat që fitoi, ndjeu keqardhje për Lovrenin kur e pa duke qarë.
“E ndjeva atë, por në futboll dikush fiton dhe dikush humb. Jam i sigurt se ai do të ketë edhe një mundësi të re”, deklaroi 24 vjeçari.
Kovacic pohoi se bashkëlojtari i tij Lovren tani është i gatshëm për sfidat me Kroacinë dhe se i ka uruar atij gjithë të mirat.