Dorëheqja e Zinedine Zidane ka sjellur një ‘shok’ në ekip dhe në zhveshtore. Askush nuk e dinte natyrën e francezit, i cili nuk harroi asnjëherë të bëjë vendimet e vecanta dhe t’i shpërblejë njerëzit që punonin shumë brenda ekipit dhe t’i tregojë se iu beson të gjithë 24 lojtarëve.
Për këtë, është koha për të rishikuar ‘epokën’ e Zidane dhe ju kemi sjellur 6 vendimet më të vecanta të Francezit si trajner Madrilen:
Lucas Vazquez: më shumë ndeshje, më shumë asistime
Lojtari i akademisë së klubit ka qenë lojtari që ka luajtur më së shumti minuta nën udhëheqjen e Zidane. Vazquez ka qenë celësi kryesor për të zgjedhur një ndeshje dhe performancat e mira i kanë sjellur atij vendin e titullarit nëndeshjet kryesore të ekipit: rikujtojmë ndaj PSG-së në Paris apo në të dyja ndeshjet ndaj Bayernit në gjysmëfinale. Që nga arritja e tij, Vazquez ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 35 asistime, duke qenë udhëheqës i ekipit në listën e asistimeve.
Askush nuk konsiderohej si Cristiano
Vetëm një lojtarë mund të mburret me arritjen e 10 mijë minutave me Zidane si trajner dhe ky nuk mund të jetë tjetër përvec Cristianos. Statistikat e Portugezit janë shkatërruese: 114 ndeshje – 112 gola – 29 asistime. U zëvëndësua në vetëm 17 ndeshje dhe erdhi nga stoli në vetëm 2 ndeshje.
Navas ishte gjithmonë portjeri i parë i ekipit
Pothuajse një shportë emrash për të zënë vendin e gardianit të portës por me Zidane si trajner, ai i besoi vetëm një emri: Navas, Navas, Navas. Portjeri nga Kosta Rika luajti 9.990 minuta në 110 ndeshje të luajtura nën udhëheqjen e Zidane.
Benzema, vendimi më i diskutuar i Zidane
Edhe pse me Bernabeun kundër, Zidane vazhdoi t’i besonte bashkëkombasit të tij dhe ai përfundoi duke u përgjigjur me 3 gola vendimtar në fitimin e La Decimoterceras. Për kuriozitet, Benzema ishte golashënuesi i dytë më i mirë i epokës së Zidane me 43 gola dhe asistuesi i katërt më i mirë me 28 asistime.
Isco & Bale: ¿të lënduar?
Ashtu si Isco dhe Bale kanë përjetuar një situatë të ndryshme në tre sezonet efundit. Mospërputhja e tyre dhe zëvëndësimet në disa duele kanë bërë qëtëdy të shikojnë disa herë për largimin nga klubi. Isco luajti më shumë dhe ishte lojtari i dytë me më së shumti ndeshje pasi luajti në 114 ndeshje. Numrat e tyre nuk ishin edhe aq keq: Isco shënoi 22 gola dhe dhuroi 24 asistime ndërsa Bale shënoi 40 gola dhe dhuroi 19 asistime në epokën e Zidane.
Plani B
Eshtë e vërtetë që Zidane iu ka dhënë mundësi stolit, por jo të gjithë e kanë gëzuar të njejtën mundësi. Ceballos, Llorente, Mayoral dhe Theo ëndërronin të ishin Vazquez apo Asensio, por në fund arritën shpërblimin pasi luajtën në më shumë ndeshje. Theo me 1.648 minuta është ai që ka luajtur më së shumti nga plani B. Ndërsa ai që luajti më pak ishte Mayoral që luajti vetëm 500 minuta.