Vinicius JR i cili këtë verë do të mbush 18 vjet dhe do t’i bashkohet Real Madridit në parasezonin e ekipit, ka folur për Marca dhe ka thënë se ndjehet i trishtuar rreth largimit të Zidane.
”Me të vërtetë dëshiroja të punoja me Zidane, por për fat të keq nuk do të jetë e mundur. Shpresoj që një ditë mund të më gjejë dhe të më jap këshilla për t’u përmirësuar si lojtar.”, ishin fjalët e supertalentit Brazilian pas fitores së Flamengos ndaj Bahias.
Lojtari ende i Flamengos pranoi se nuk e njeh shumë Mauricio Pochettinon, emri i të cilit është më i përfoluri për t’a zëvëndësuar Zidanen.
Gjitashtu, Vinicius tha se mban kontakte me Marcelon dhe Casemiron dhe e di se ata do t’a ndihmojnë në përshtatjen e tij në futbollin dhe kulturën spanjolle: ”Unë kam folur me Marcelon dhe Casemiron, i përgëzova për titullin dhe iu urova fat tëmirë me kombëtaren.”