Dorëheqja e papritur e Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, ka detyruar klubin të shikojë menjëherë zëvëndësuesin e tij dhe njëri nga emrat kryesor për të marrë drejtimin e ekipit Madrilen është argjentinasi Mauricio Pochettino, i cili aktualisht është trajner i Tottenham dhe në të kaluarën ishte trajner i Espanyolit.
Pochettino aktualisht gjendet në Barcelonë, dhe e përditshmja AS ka pyetur direkt argjentinasin nëse do të jetë trajner Madrilen. ‘‘Unë jetoj në të tashhmen, nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq. Më pëlqen ajo që po ndodh dhe cfarë do të jetë, le të jetë. Jorge Griffa njëherë më tha se unë duhet të lejoj që futbollit të më dërgojë aty ku dëshiron, nuk dua të ndryshoj fatin tim.”, ishte përgjigjia e Argjentinasit.
Pochettino gjithashtu i konfirmoi AS se kontrata e tij nuk ka një klauzolë nëse Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me të. Ai ka rinovuar vetëm pak ditë më parë me Tottenhamin deri në vitin 2023.