Finalja e Champions League, më shumë se një gëzim pas fitores ndaj Liverpoolit, është bërë një dhimbje koke për kapitenin Ramos dhe familjen e tij.
Sic raporton El Partidazo de Cope, kapiteni është detyruar të ndryshojë numrin e telefonit pasi ka marrë vazhdimisht mesazhe dhe thirrje kërcënuese për të dhe familjen e tij, disa ditë pas duelit ndaj Salah, që u dëmtua Egjiptiani.
Sipas Cope, Egjipti e konsideron Ramosin si një ‘kasap’ dhe shumë media kanë shprehur mllefin e tyre në faqet e para të gazetave duke ofenduar kapitenin Madrilen me fjalë të ndryshme.