Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka dhënë një intervistë gjatë ditës së djeshme në të cilën ka diskutuar dorëheqjen e Zinedine Zidane nga rivali i tij Real Madridi.
”Kam dëgjuar për largimin e Zidane në radio por nuk e di pse, nuk janë ekipi im. Zidane është një person i madh, një menaxher i shkëlqyeshëm dhe një person profesionist shembullor.”, ishin fjalët e Cerezos për largimin e Francezit.
Ndërsa sa i përket përballjes ndaj Real Madridit më 15 gusht në Superkupën e Europës, Cerezo shtoi: ”Më 15 gusht do t’a shohim se kush është kampion i Europës.”