Largimi i Zinedine Zidane nga Real Madridi është një lajm i tmerrshëm për klubin Madrilen. Më mirë një tragjedhi. Trajneri më i mirë në historinë e Real Madridit, njeriu që ktheu lavdinë e ekipit si klubi më i mirë i shekullit XX, me tre Champions League radhazi të fituar, po përfundon një epokë.
Ai mori drejtimin e ekipit para 2 viteve e gjysmë dhe ka fituar 3 tituj Championsi radhazi, dy botërore të Klubeve, dy Superkupa të Europës, një La Liga dhe një superkupë të Spanjës. Një trajner i shquar dhe gjithashtu cicëroni më i mirë i lojtarëve dhe ekipit. Një trajner që gjithmonë ka shkëmbyer buzëqeshje dhe ka mbrojtur lojtarët e tij dhe klubin. Një zotëri që largohet nga klubi në nivelin më të lartë, sportiv dhe institucional. Dhe ai shkon pa asnjë fjalëtë keq. Dikush tjetër mund të kishte ato.
Largimi i Zidane supozon lamtumirën e një legjende, një miti. Së bashke me Di Stefanon dhe Cristianon, janë sportistët që kanë rritur më së shumti vlerat e klubt. Zidane po largohet dhe po sjell një ‘tragjedi’ në klubin Madrilen pasi lojtarët nuk i besuan fjalëve të tij për vendimin e largimit dhe po e konsiderojnë se po largohet njeriu kryesor i famlijes së madhe që është bërë Real Madridi.