Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka folur për të ardhmen e djalit të saj. Në një intervistë për SFR Sport, ajo ka theksuar se nuk do t’i pëlqente që djali i saj të luaj një ditë në PSG por të rikthehet në Manchester United.
”Më pëlqen Parisi. Unë shkojë atje kohë pas kohe. Herën e fundit kam qenë kur djali im fitoi Topin e pestë të Artë. U ndjeva shumë krenare. Cdo herë që shkojë në Francë të gjithë më trajtojnë mirë.”, iu përgjigj një pyetjes rreth kryeqytetit Francez.
Sa i përket pyetjes për të ardhmen e djalit të saj ajo shtoi: ”Nëse ju them të vërtetën nuk do të më pëlqente që ai të luaj PSG, por do të preferoja që ai të kthehej në Manchester.”
Kjo intervistë ishte disa ditë para finales së Kievit, ku pas saj Cristiano shkaktoi dyshime për të ardhmen e tij në Madrid dhe tha se do të shikojë të ardhmen pas disa ditëve.
Duke pritur për deklarata të reja, e përditshmja AS ka zbuluar se PSG është e gatshme të paguaj 45 milionë euro pagë vjetore për Portugezin, që do t’a barazonte me aq sa merr Messi në Barcelonë. Gjithcka pritet të zbulohet në javët e ardhshme.