Zinedine Zidane sot në ora 13:00 doli në një konferencë për shtyp dhe njoftoi dorëheqjen e tij nga udhëheqja e klubit pas dy viteve e gjysmë.
Tekniku Francez e ka marrë vetë këtë vendim dhe presidenti Perez e ka respektuar plotësisht atë edhe pse është ndjerë i trishtuar.
Fjalën i parë në sallën e shtypit e mori presidenti dhe më pas i dha fjalën Zidanes që konfirmoi largimin e tij duke e konsideruar si opsionin më të mirë për të dhe të ardhmen e klubit.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme nga momenti kur Zidane konfirmoi largimin: