Trajneri Francez është pyetur shumë herë për të ardhmen e tij dhe ka lënë të kuptohet largimin e tij nga klubi, që e bëri sot.
Zidane konfirmoi largimin, por megjithatë këtë e kishte lënë të hapur edhe disa herë këtë sezon. Ne ju sjellim disa fjalë në të cilat Zidane ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij në stolin Madrilen:
5 maj 2017: Edhe pse Madridi ishte në një dinamikë të mirë për t’u shpallur kampion lige, Zidane ishte i kujdesshëm dhe njëkohësisht i shqetësuar për të ardhmen: ”Në këtë klub, nëse nuk fiton, shkon në shtëpi.”
8 janar 2018: Në një intervistë për revistën France Football, Zidane ishte skeptik për të ardhmen tij: ”Unë e di se një ditë do të përfundoj kjo në Madrid, kështu që të të marrë mediat dhe t’u tregojë. Unë i them vetes: ”Nëse kam dhjetë ditë mirë këtu, të jetjojm atë 10 ditë në nivelin më të lartë: në qoftë se janë 6, 6 muaj, duhet t’i jetojmë në nivelin më të lartë. Nuk mendoj për ndonjë gjë tjetër, e di që nuk do të qëndroj këtu për 10 vjet.”
10 janar 2018: Me ecurinë e dobët në La Liga dhe dyshimet në Copa para se të eliminoheshin, në Concha Espina ishin disa emra për zëvëndësimin e tij dhe më i përfoluri ishte Joachim Low.
25 janar 2018: Pas eliminimit të habitshëm ndaj Leganes në Copa del Rey, e ardhmja e Zidane qëndronte në ajër. Trajneri vetë supozonte se fati i tij varet nga Champions League. ”E ardhmja ime luan ndaj PSG-së.”
17 shkurt 2018: Para ndeshjes në La Liga ndaj Betisit: ”Eshtë ditë pas dite, nuk mendoj përtej. Dëshirojë të përfundoj këtë sezon. Për pjesën tjetër nuk dua të flas.”
18 shkurt 2018: Pas ndeshjes ndaj Betisit, AS zbuloi se mjedisi i Zidane po konsideronte një largim të mundshëm nga Real Madridi.
30 mars 2018: Pas ndeshjes ndaj Las Palmas, Zidane shprehu interesimin e tij për të vazhduar në Madrid: ”Dëshiroj të vazhdoj vitin e ardhshëm në Madrid, ideja ime është të vazhdoj sa më shumë që është e mundur.”