Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar si trajner i Real Madridit ka shokuar të gjithë klubin, por drejtuesit e dinë që nuk kanë kohë për të humbur dhe po lëvizin shpejtë drejt Mauricio Pochettinos, teksa kanë identifikuar tek ai njeriun kryesor për të zëvendësuar Francezin.
Tekniku Argjentinas ka bërë një progres spektakolar që kur u largua nga La Liga dhe Espanyoli, duke gjetur sukses si në Southampton ashtu edhe në Tottenham Hotspur, me Madrilenët që e kanë ndjekur akoma më tepër pasi Suprsat dolën të pamposhtur në të dyja ndeshjet e grupit ndaj Real Madridit, aq më shumë pas fitores 3-1 në Wembley.
Për të gjetur një marëveshje për të sjellur ish-teknikun e Espanyol në Spanjë do të jetë e vështirë, mbase duke iu afruar të pamundurës, veçanërisht pasi ai ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Tottenham vetëm 1 javë më parë, me 24 Maj.
Teksa vendimi i marë nga Zidane erdhi në formë shokuese, veçanërisht në momentin kur klubi sapo kishte mbaruar festën e të 13-tës, Florentino Perez ka kohë që po përgaditet për një vendim eventual të teknikut.
Pochettino ka qenë në maje të listës për një kohë të gjatë dhe është e vlefshme të përmendim edhe faktin që Jose Angel Sanchez është poashtu një fans i madh i talentit të tij.
Si pjesë e zgjatjes së kontratës me Tottenham, Pochettino spekulohet të ketë një klauzolë largimi që e lejon atë të lëvizë nga Londra për në Santiago Bernabeu, edhe pse kjo nuk është konfirmuar akoma.
Kjo kontratë e lartëpërmendur e sheh teknikun të lidhur me klubin nga Premier League deri në Qershor të vitit 2023, dhe si rezultat Daniel Levy do të bëje çdo përpjekje të mundëshme për t’a bllokuar një lëvizje të tillë.
Njëra nga ëndërrat e ish mbrojtësit të Paris Saint-Germain është të trajnoje Real Madridin dhe kjo duket sikur është afër më shumë se asnjëherë më parë, veçanërisht me Perez që tashmë ka marë vendimin për të.