Klubi ka njoftuar mediat se sot Zinedine Zidane do të jap një konferencë për media në qendrën e shtypit në Valdebebas.
‘‘Sot më 31 maj, me fillim në ora 13:00, në sallën e shtypit në Ciudad de Real Madrid, Zinedine Zidane do të paraqitet para mediave të komunikimit. Mediat që dëshirojnë të marrin pjesë duhet t’a bëjnë këtë me akreditimin e tyre përkatës profesional ose akreditimin në mediumet e tyre përmes dyerve të Ciudad de Real Madrid duke filluar nga ora 12:00.”, ishte komunikata e klubit.
Arsyeja ende nuk dihet dhe gjithcka pritet të zbulohet kur të fillojë kjo konferencë.