Zinedine Zidane do të shkarkohej nëse nuk do të kishte ndihmuar Realin të fitonte Champions Leaguen e tretë rradhazi, thotë Fabio Capello.
Një tjetër sezon i shkëlqyer në Europë erdhi pas një sezoni zhgënjyes në La Liga për Madrilenët, diçka që mund të kishte ndikuar edhe në vendimin e trajnerit.
Capello beson se Zidane meriton çdo lëvdatë për faktin që ka marë vendimin e duhur dhe zbuloi dikë që mund të marë vendin e tij në stol.
”Ai ka marë vendimin më të mirë sepse nuk kishte një atmosferë madhështore në Madrid,” theksoi Capello për Sky Sports.
”Ai e dinte që nëse nuk e fitonte Champions Leaguen, do të shkarkohej. Këtë e ka ditur prej 3 muajsh, kështu që tani ka marë vendimin e duhur.”
”Për atë që ka fituar, ai është mes më të mëdhenjëve, pa dyshim.”
”Tani ai duhet t’a dëshmoje që është i madh edhe në klube tjera, edhe pse përfundimisht ai ka qenë njëri nga më të mirët në historinë e Real Madridit.”
”Mendoj që Guti mund t’a zëvendësoje atë, përndryshe njëri prej Contes apo Sarrit.”
”Pochettino e njeh Spanjën mirë dhe ka një mënyrë të qartë të të luajturit.”
Italiani poashtu nuk mundi të mos jepte edhe disa kritika për presidentin Florentino Perez duke theksuar që gjërat nuk kanë ndryshuar që kur ai është në krye.
”Ka patur gjithmonë shumë kontraversitete tek Real Madridi dhe Florentino Perez gjithmonë dëshiron të jetë vet trajneri,” vazhdoi ai.
”Kur fiton, është i lumtur dhe kur nuk fiton, dikush tjetër e ka fajin.”
”Kam fituar kur isha aty dhe më larguan pavarësisht kësaj.”
Capello ishte në krye të Real Madridit në dy raste të ndryshme, në sezonin 1996/97 dhe në 2006/07.