PSG po ëndërron një treshe sulmuese Cristiano-Neymar-Mbappe, dhe tani sipas AS janë të gatshëm t’i ofrojnë Portugezit një pagë prej 45 milionë euro në sezon, duke e barazuar me aq sa merr Messi në Barcelonë.
Fjalët e Cristianos pas finales së Kievit, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër në ekipet më të mëdha të Europës. Të parët që kanë reaguar janë PSG. Klubi Francez e dëshiron Cristianon dhe tashmë i kanë treguar Madridit dëshirën e tyre. Kampioni i Ligue 1 ëndërron një treshe Cristiano-Neymar-Mbappe, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Portugezit një pagë prej 45 milionë euro në sezon, duke e barazuar me aq sa merr Messi në Barcelonë.
Megjithatë, kjo dëshirë e presidentit Al-Khelaifi ka dy pengesa. Nga njëra anë, vetë Madridi nuk dëshiron shitjen e superyllit të tyre për aq kohë sa Neymar nuk arrin në Madrid. Cristiano ka një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro, por cmimi që PSG-ja është e gatshme t’a paguajë për të është 150 milionë euro. Pengesa tjetër e PSG-së është kontrolli i financiar i UEFA-s. Një dënim sic e mori në vitin 2014 do të reduktonte ndjeshëm mundësitë e tyre në merkato. Cavani, Guedes dhe Di Maria janë 3 nga emrat që pritet të largohen për të rritur hyrjet e të hollave në mënyrë që të përballohen me nënshkrimin e Cristianos, por duhet të shesin edhe më shumë.