Me jehonën e festave të mëdha dhe valën e admirimit për Real Madridin që udhëton planetin, të dhënë para dinastisë së legjendës Zidane, në ditët e ardhshme do të mbahet mbledhja e zakonshme mes klubit dhe trajnerit për listën e hyrjeve dhe daljeve nga ekipi për sezonin 2018/19.
Këto vendime janë mes trajnerit, presidentit dhe anëtarëve kryesor të klubit, Jose Angelz Sanches dhe Juni Calafat. Ky takim nuk ka ndodhur më parë për shkak të dy arsyeve: preferojnë në fund të sezonit dhe mund të ndikonte në harmoninë e ekipit para finales.
Monitorimi dhe vendimi
Gjatë muajëve të kaluar është bërë një ndjekje e hollësishme e kandidatëve kryesor dhe përfaqësuesit e tyre janë shprehur të disponueshëm nëse Madridi vendos të ndërmarrë operacionin. Eshtë një kontakt i parë për të njohur lojtarin, mjedisin e tij, situatën në klub dhe shanset për tëarritur nënshkrimin e tij.
Tani ka ardhur koha për t’u përballur me pikëpamjet e klubit dhe trajnerit për të marrë vendime në një pozicion që qëllimi mund të qojë në konflikte, sic ndodhi në dhjetor me Kepan i cili ishte i frustruar pas refuzimit të Zidane. Dicka, nga rruga, që në Madrid më shumë se ende nuk është shpjeguar.
Menaxhimi briliant
Pasi këtë verë luhet Botërori, ajo që ndodh në Rusi në muajin e ardhshëm mund të ndryshojë mendjen e klubit për përforcimet sic ka ndodhur para 4 viteve kur në Brazil 2014 me shfaqjen meteorike të James Rodriguez, përfundoi duke qenë nënshkrimi galaktik i fundit i Florentino Perez.
Vlen të përmendet se në 5 vitet e fundit për tëpushtuar 4 herë Europën, Real Madridi ka shpenzuar 456 milionë euro në nënshkrime dhe ka shitur lojtarë në vlerë prej 403 milionë euro, duke rezultuar në një bilanc pozitiv prej 53 milionë euro. Kjo, vlen shumë për Zidane duke e ditur se ka ekipin më të mirë në botë, dhe pasqyron një menaxhim të denjë për lavdërim.
Pozicionet për t’i përforcuar
Raporti që do të prezantohet nga menaxhimi sportiv me rekomandime për të përforcuar ekipin është nënvizuar me vetëm një emër: NEYMAR, dhe ka tre pozicione tjera që konsiderohen për t’u përforcuar: porta, qendra e mbrojtjes dhe një anësor i djathtë. Cështja e sulmuesit është specialje. Rikthimi i organizuar i Marianos pas sezonit fantastik në Lyon (18 gola në Ligue 1), por arritja apo jo e Neymar dhe largimi apo jo i Bale kushtëzon mundësine e realizimit të tjera inkoporimeve. Nëse Neymar venndos të qëndrojë në PSG, Madridi mund të konsiderojë nënshkrimin me një sulmues tjetër të klasit botërorë, apo nëse Bale insiston në më shumë minuta dhe Zidane nuk ia jep. 3 kandidatët tjerë janë: Salah, Hazard dhe Dybala. Ajo që është e sigurtë është se Vinicius JR do t’i bashkohet ekipit në mes të korrikut kur të mbush 18 vjet dhe do të kryejë parasezonin me ekipin e parë. Pastaj është Zidane ai që do të vendos për të ardhmen e menjëherëshme të Brazilianit.
Alisson, Odriozola dhe Giménez
Për portën kandidat kryesor është braziliani Alisson Becker, i Romës. I ri 25 vjet, me progresion dhe një figurë që krahasohet me De Gean dhe Courtois por ka nevojë për bekimin e Zidane. Në anën e djathtë ka vetëm një emër, Alvaro Odriozola. Për muaj të tërë, Madridi e di se i riu (22 vjet), i Sociedadit, vlen që t’i paguhet klauzola e tij 40 milionë euro për të luftuar me Carvajal.
Në qendër të mbrojtjes, uruguajani i Atleticos, Jose Maria Gimenez është më i miri që po kërkon klubi. I takon rivalit të qytetit dhe kjo është pengesë më shumë se vlera e tij (65 milionë euro), njëshifër që Madridi është i gatshëm t’a paguajë. Mosha e tij (23 vjet), karakteri dhe fakti i të qenit me shtetësi të dyfishtë luajnë në favor të tij.
Nëse nuk vendos t’i paguajë klauzolën e tij, Madridi do të rikthejë kokën tek opsionet tjera, mes Milan Skriniar, sllovakut 22 vjet që luan në Inter dhe tek Alessio Romagnoli, italianit 23 vjecar që ka formuar dyshen e mbrojtjes së Milanit sëbashku me Bonucci. Vlera e secilit prej tyre konsiderohet 60 milionë euro.