Pasi u bë heroi i La Decimoterceras, Bale përfitoi nga festimet e ekipit për të dërguar një mesazh: ”Më duhet të ulem me agjentin dhe të marr një vendim.” Në këtë mënyrë, Uellsiani hapi dyert për një largim të mundshëm nga klubi Madrilen gjatë verës. Shtypi sportiv anglez hapi faqet e tyre të hënën duke sinjalizuar një nënshkrim të mundshëm të tij për United, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 140 milionë euro dhe një pagë prej 30 milionë euro që do të ishte trefishi i asaj që merr në Madrid (11 milionë euro). Të martën, gazeta britanike, Independent, thotë se Tottenhami i Pochettinos iu është bashkuar ofertat për Ullsianin.
Sic raporton shtypi anglez, Tottenhami po planifikon një operacion për të rikthyer lojtarin që i shiti Madridit për 101 milion euro në verën e vitit 2013. Klubi Londinez është i bindur se mund t’a rikthejë atë pasi nuk po luan minuta të rregullta në Madrid dhe do të rikthehej në ekipin ku shpërtheu si lojtar.
Interesimi i Bayernit
Bayerni është ekipi tjetër i madh Europian që ka treguar interesim për nënshkrimin e Bale. Sic është raportuar në prill se klub Bavarez është gati për një operacion për Uellsianin dhe fjalët e Bale që ishin pas këtij interesimin: ”Që të jem i lidhur me Bayernin është një nder për këdo.” Megjithatë, duket e pamundur që ekipi gjerman t’i ofrojë Madridit cmimin që kërkon për të, 150 milionë euro.