Real Madridi prezentoi gjatë ditës së djeshme bluzat e reja për sezonin e ardhshëm. Të gjithë lojtarët kanë pozuar me bluzat e reja në webfaqen zyrtare të klubit, me përjashtim të Cristiano Ronaldos. Një detaj që ka kapur vëmendjen e të gjithëve, e veçanërisht pas deklaratës së Portugezit menjëherë pas triumfit në Champions League në Kiev.
Por nuk vonoi shumë dhe pak orë më vonë, gjatë festës së ekipit në Cibeles, Cristiano iu drejtua tifozëve: ”Do të shihemi vitin që vjen”. Dhe është fakt që Portugezi po negocion me klubin një kontratë më të mirë, që të mos e braktisë Real Madridin në këtë verë. Dhe nëse kjo marëveshje arrihet, kjo mungesë në prezentimin e fanellave, do të jetë thjesht një anekdotë.