Muzeu i klubit ka mbetur i vogël. Sic është. Fitimi i Champions League në Kiev ka rritur numrin e titujve Europian dhe klubi duhet të mendojë se si t’i bëjë një vend në muzeun e tyre që është i treti më i vizituari në Madrid pas Reina Sofia dhe Prados.
Pas triumfit të La Decimas, klubi iu dha një hapësirë të madhe 10 trofeve të Europës të shkëlqejnë më shumë por ritmi i sukseseve të Zidane ka bërë që kabineti i vitit 2014 të jetë shumë e vogël
Fitorja në Milano nuk kishte asnjë problem. Kishte vend dhe madje mjaftueshëm. Një vit më vonë ai vend duhej të zvogëlohej edhe më shumë për shkak erdhi La Duodecima, e arritur në Cardif dhe që e kishte vendin e rezervuar afër titujve tjerë.
Problemi ka arritur me fitoren kundër Liverpoo. La Decimotercera nuk ka vend dhe nuk do t’a ketë atë sepse kabineti që është sjellur pas La Decimas, nuk e parashikon që të jenë 13 tituj në të.
Klubi tashmë ka marrë masa dhe brenda një jave është planifikuar që La Decimotercera të jetë sëbashku me titujt tjerë në muzeun e klubit. Deri në atë kohë, La Decimotercera do të qëndrojë vecmas në muze.