Sergio Ramos ia ka kthyer mesazhin Junfranit, lojtarit të Atleticos, i cili në festimin e titullit të Europa League kishte thënë se klubi i tij është ‘shefi’ në kryeqytet.
Gjatë festës së djeshme të ekipit, Ramos mori mikrofonin dhe i kërkoi tifozëve të këndonin së bashku një këngë të njohur: ”Kush bën rregullat në kryeqytet”, dhe më pas vazhdoi: ”Le t’a dinë të gjithë indianët se kush i bën rregullat këtu”.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga ky moment: