Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Pyuol ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave që thonin se atij nuk po i pëlqen loja aktuale e Barcelonës, pasi e uroi Madridin në një mënyrë të vecantë pas triumfit në finalen e Kievit.
”Përgëzime Madrilenë. 4 Championsa në 5 vitet e fundit me një nga Barcën më të mirë të historisë…duhet të reflektojmë për prioritetet.”, ishte shkrimi i kapitenit legjendar të Blaugranëve në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë menduan se ishte një mesazh kundër Valverdes por kapiteni legjendar i atyre ka dalur me një deklaratë ku ka shpjeguar urimin që i bëri Madridit.
”E urova Madridin por unë jam i bindur se kemi ekip më të mirë se ta dhe rezultati është se ata fituan 4 Champions në 5 vitet e fundit. Mendoj se zgjidhja nuk është se ne kemi prioritet. Jemi duke humbur një mundësi dhe ndjehem i zemëruar si një tifoz Blaugran që jam. Debati që u shkaktua në shtyp pas atyre fjalëve është dramatizues.”, ishin fjalët e tij për La Vanguardia.