Ekipi mbrëmë zhvilloi një festë madhështore në Bernabeu me titullin e 13’të në duart e tyre. Lojtarët dilnin në skenë një nga një kur spikeri i Bernabeut i thërriste emrat e tyre, dhe të gjithë përshëndetnin tifozët me mënyrën e tyre.
Në momentin kur e thirri emrin e Cristianos, i gjithë Bernabeu filloi të brohorasë për të ndërsa Portugezi në shenjë respekti puth dy herë stemën e klubit.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: