Marcelo nuk mund të mbante lotët pas finales së Champions League dhe pas titullit të tretë radhazi të klubit në këtë kompeticion.
Braziliani pas finales shkoi dhe përqafoi Dani Carvajal i cili u dëmtua në finale dhe i cili gjithashtu doli nga fusha me lot në sy. Marcelo shpërtheu në lot duke ndjerë keqardhjen për anësorin e ekipit dhe i tha këto fjalë: ”Lufto, tani dhe përgjithmonë.”
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga ky moment pas finales: