Cristiano Ronaldo kishte një pamje të re në flokët e tij gjatë festimeve të djeshme të ekipit në Madrid dhe në Bernabeu.
Portugezi kishte vendosur t’i shkurtojë flokët e tij menjëherë pas finales së Kievit dhe disa gazetarë kurioz e pyetën atë se pse nuk e bëri para finales por pas saj.
”E di se flokët e mia janë katastrofë (qeshet) por këto janë flokët e mia natyrale. Ato më sjellin fat dhe për këtë arsye nuk i heq para ndonjë sfide të vështirë.”, ishte përgjigjia e Cristianos.
Rikujtojmë që Cristiano e kishte bërë të njejtën gjë edhe në vitin e kaluar pasi ekipi fitoi La Duodeciman në finalen e Cardiffit ndaj Juventusit me rezultat 4-1, finale që ai shënoi dy gola.