Ish trajneri Madrilen, Fabio Capello ka dhënë një intervistë në Napoli të Italisë që po merr pjesë në ceremoninë ‘Football Leader 2018’ dhe ka analizuar triumfin e Real Madridit, punën e Zidane dhe fjalët e Cristianos pas finales.
‘‘Real Madridi fitoi tre Champions League radhazi por triumfuan me një gol në minutën e 93’të pas një ndeshje që nuk merituan fitoren. Këtë të shtunë dëmtimi i Salah e ndihmoi dhe e pamë atë që ndodhi.”
”Zidane ka bërë gjëra të mëdha, gjëja më e rëndësishme është se lojtarët e respektojnë atë, pavarësisht nga vendimi që ai bën. Edhe pse në Madrid ju duhet të fitoni edhe pa e a arritur të 13’tën.”
”Cristiano ka numra mbresëlënë, këtë vit ka arritur 50 gola. Mendoj se ai ishte i zemëruar pasi nuk shënoi gol, nuk ishte protagonist i finales dhe ndiente se Topi i Artë po ikë prej tij.”