David Alaba, mbrojtësi austriak i Bayernit ka thënë se për momentin nuk ka asgjë konkrete për interisimin e supozuar të Real Madridit në nëshkrimin e tij.
Mbrojtësi anësor i cili ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, ka mohuar interesimin e Real Madridit por ka thënë se në futboll mund të ndodhë gjithcka.
”Unë e di se në futboll, gjithcka mund të ndodhë shumë shpejtë.”, ishin fjalët e Alabas rreth pyetjes për interesimin nga klubi Madrilen.
Më tej ai vazhdoi: ”Për momentin, jam i koncentruar me kombëtaren dhe pas kësaj për parasezonin me Bayernin.”, duke mohuar kështu edhe më shumë interesimin nga Mbretërit.