Një traditë e kthyer në ritual të zakonshëm tashmë. Ekziston prej kohësh, që në kohët e hershme të lavdisë. E bënin të gjithë kapitenët e Real Madridit. E bënte Sanchis, e bënte Hierro, e bënte Raul, e bën tani edhe Ramos.
Është një gjest që simbolizon triumfin në Spanjë. Një gjest që përshkruhet si tejkalimi i ‘demit’ në anën tjetër, rrjedhimisht, humbja e tij. Dhe pikërisht kështu ndodhi edhe mbrëmë. Demi u mashtrua, Real Madridi përsëri kampion.