Sergio Ramos ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, ku në një mënyrë i ka kërkuar falje Mohamed Salah, i cili gjatë një dueli me të mbrëmë në finalen e Kievit u dëmtua dhe nuk mund t’a vazhdonte ndeshjen.
Kapiteni Madrilen ka shkruar këtë mesazh në drejtim tëlojtarit Egjiptian:
”Nganjëherë futbolli ju tregon se është i ëmbël dhe në herët tjera është i hidhur. Rikthim të shpejtë, Salah. E ardhmja të pret. Mbi të gjitha, ne jemi prapë miq.”.