Gareth Bale shënoi një supergol në stilin gërshërë mbrëmë ndaj Liverpoolit në finalen dhe ky gol nuk ishte i vetmi që ekipi ka shijuar këtë sezon në këtë formë.
Ishte Cristiano ai që shënoi një gol të ngjashëm me këtë të Uellsianit, vetëm se Cristiano e shënoi me këmbën e tij të preferuar dhe ndaj Juventusit në cerekfinale të Champions League.
Por, kurioz dhe interesant është fakti se të dy këta supergola janë shënuar në minutën dhe në sekondën e njejtë në të dyja ndeshjet: 63:01.
Ky fakt është shumë kurioz pasi kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e futbollit.