Stacionet e Dnipros, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra, të metros së Kievit janë mbyllur nga paralajmërimet e bombave, raporton agjensia ukrainase e lajme Interfax.
”Thirrjet anonime janë marrë për vendosjen e bombave në stacionet e Dnipros, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra. Këto stacione janë mbyllur për pasagjerët dhe është duke u kryer kontrollimi i tyre.”, është njoftimi i rrjetit të metros së Kievit në Facebook.
Qyteti i Kievit sot është mbushur me tifozë nga e gjithë bota pasi sonte luhet finalja e Champions League pikërisht në kryeqytetin Ukrainas.