Rregullat ishin ndryshuar në vitin 2009, që thonë se trofeu i Champions League nuk mund të mbahet nga një skuadër që e fiton atë tri deri pesë herrë rradhazi.
Real Madridi mund t’a fitojë Champions Leaguen e tretë rradhazi sonte në Kiev. Nëse ata mposhtin Liverpoolin në finale, do të jetë e para herë prej kur Bayern Munich arriti t’a bëjë këtë në vitin 1976, por jo si në kompeticionet tjera, Los Blancos nuk do mund t’a mbajnë këtë trofe.
Për t’a gjetur arsyejen se pse, duhet të shikoni rregulloren, saktësisht në artikullin 11.1, ku thuhet se UEFA mban trofeun për të gjitha ceremonitë zyrtare apo edhe për ngjarje të tjera të miratuara nga vetë federata, por skuadra në këto raste, këtë herë pra Real Madridi, nëse fiton merr një kopje të trofeut në fjalë.
Vlen të theksohet se e njejta gjë vlen edhe për Europa League, Europian apo edhe për Kupën e Botës.
U ra dakord në mes 1969 dhe 2009, se pavarësisht nga fitimi i një skuadre për të treten deri në të pestën herë rradhazi të trofeve të lartëpërmendura, klubi nuk do të mund t’a mbajë trofeun origjinal.