Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme në Kiev, ku diskutoi dhe analizoi shumë tema të ndryshme rreth finales së nesërme ndaj Liverpoolit që do të luhet në stadiumin e Kievit. Kjo ishte intervista e plotë e teknikut Madrilen:
Kush qëndron prapa këtij Madridi?
”Shumë punë. Shumë talent i sigurt, por shumë punë. Të arrish një finale nuk është e lehtë. Dhe në të njejtën kohë, jemi të lumtur për të luajtur një finale.”
Cfarë do të thoni nëse fitoni Championsin e tretë radhazi?
”Duke parë atë kështu, është goxha mirë. Unë jetoj për këtë, është pasioni im, gjithmonë kam luftuar, më pëlqen të luftoj. Pas kësaj ka shumë punë, jo vetëm e imja. Gjithashtu e lotjarëve. Ky klub është kështu. Kur të pëlqen të luftosh, punosh, mund të llogaritni atë që kemi bërë. Unë jetoj normalisht.”
A është Cristiano i gatshëm 150%?
”E shoh mirë. Nëse është 140% nuk është asgjë. Eshtë stërvitja e fundit që duhet të kemi. Ju duhet të dini një gjë, ai jeton të luajë për këto ndeshje.”
Benzema, Bale, Isco.. Kush qëndron në stol?
”Të gjithë lojtarët më kanë thënë që janë mirë dhe disa do të mbeten jashtë. Lojtari mund të jetë i zhgënjyer, por kur ndeshja fillon ai është me ekipin dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ne jemi të bashkuar, një grup. Dhe gjithmonë do të ndodhë që një lojtar qëndron në stol. Por lojtari që qëndron në stol mund të kontribojë për ekipin dhe kjo është e rëndësishme.”
A vuan në finale?
”Sot jo, jemi si gjithmonë para një ndeshje. Jam i lumtur për të jetuar një tjetër finale. Ky moment, sot dhe nesër, nuk do t’a jetojmë kurrë. Ne përjetojmë shumë gjëra, por sot dhe nesër, nuk do t’a përjetojmë më. Duhet të përfitojmë. Nëse nesër kam presion, nuk do të ndodhë asgjë. Eshtë jeta. Më mirë. Eshtë një qenie njerëzore me emocion të pastër dhe nëse kam një presion të vogël, më mirë, më bukur.”
Favorit?
”Nuk është kështu. Mund të flasin, thonë shumë gjëra por e dimë që nuk është kështu. Eshtë një tjetër finale dhe kemi të njejtën mundësi. Nuk jemi favorit as ne dhe as Liverpooli. Eshtë 50-50. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të fituar. Mos u brengosni pasi në zhveshtore nuk besojmë se jemi favorit për asgjë.”
Cilat janë ngjashmëritë mes teje dhe Klopp?
”Mirë, si lojtar luaja më mirë, edhe pse ai luajti mirë. Si trajner kam shumë respekt për këtë njeri që ka shumë eksperiencë. Ajo që ka arritur në futboll është fenomenale. Pastaj, nuk mund të ju them se si ngjasojmë. Secili trajner është i ndryshëm por unë e respektojë atë.”
Si është të jetosh në futboll?
”Futbolli është shumë i thjeshtë. Ekzistojnë dy ekipe dhe ti duhet të dish se ku mund të ju dëmtojë rivali. Dhe kur keni topin të përpiqeni ti ia bëni atë rivalit. Nëser do të kemi momente të vështira dhe do të vuajmë. Ne do të përpiqemi t’a bëjmë sa më pak të jetë e mundur.”
Shija e keqe kur lë lojtarët në stol?
”Më ka ndodhur. Eshtë momenti më i keq për një trajner dhe aq më shumë në finale. Do të ketë lojtarë që nuk do të ndryshojnë dhe të tjerë që nuk do të luajnë. Por lojtarët e dinë atë. Unë supozoj se është përgjegjësia.”