Real Madridi dhe Liverpooli janë gati të takohen në finalen e Champions Leagues. Të dyja ekipet kanë stile të ndryshme të lojës. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh kur këto dy ekipe ndeshen në kryeqytetin ukrainas.
Le të shohim në bazë të statistikave se kush është më i mirë, Reali apo Liverpooli?
Fakt është se si ekipi spanjoll ashtu edhe ekipi anglez dinë se si të shënojnë. Liverpooli ka shënuar më shumë gola deri më tani, 40, ndërsa Real Madrid ka shënuar 30.
Los Blancos kanë gjetur golin në çdo ndeshje të luajtur, ndërsa Liverpooli ka shënuar vetëm në 11 nga 12 ndeshjet e tyre, duke dështuar të shënojnë në ndeshjen e dytë kundër Portos.
Përsa i përket tipeve të golave, Reds kanë shënuar pesë gola me kokë, ndërsa Real Madridi 3 të tilla. Reali ka ekzekutuar 4 penallti këtë sezon në Champions, ndërsa Livepooli vetëm 1.
Real Madridi ka shënuar 22 herë nga brenda zonës, duke mos përfshirë penalltitë, ndërsa ka shënuar katër gola nga jashtë zone. Në anën tjetër, Liverpooli ka shënuar 33 gola brenda zonës dhe 6 jashtë saj.
89, kaq është numri i goditjeve në drejtim të portës nga të dyja ekipet.
Mbrojtje
Real Madridi ka pranuar 15 gola deri më tani, dy më shumë se kundërshtarët e së shtunës, ndërsa ata kanë pranuar në nëntë ndeshje krahasuar me gjashtë ndeshje të Liverpool.
Navas ka bërë plot 38 pritje, krahasuar me Loris Kariusin i cili ka bërë 25 pritje.
Posedimi i topit
Në ndeshjet e tyre deri tani, Real Madridi ka bërë një punë më të mirë për të mbajtur topin me 56.79 për qind zotërim, kundrejt 51.91 për qind të Liverpool.
Sa i përket pasimeve, Reali ka kompletuar 88.5 % të pasimeve krahasuar me 81.4 % të Livepoolit.
Është gjithashtu interesante të theksohet se Real Madridi ka fituar 207 duele ajrore, kundrejt 123 të ekipit anglez.
Po rreth disiplinës?
Real Madridi është ekip më fair-play se Liverpooli, pasi kanë kryer vetëm 124 faule, krahasuar me 139 faule të Reds.
Madrilenet nuk kanë pësuar asnjë karton të kuq këtë sezon në Champions League, ndërkohë Livepooli 1.
Lojtaret e Realit janë fauluar 133 herë në krahasim me lojtarët e Liverpoolit të cilët janë fauluar 103 herë.