Sergio Ramos shoqëroi trajnerin Zidane në konferencën e sotme për shtyp para finales së nesërme të Champions League ndaj Liverpoolit. Kapiteni Madrilen diskutoi për këto tema:
Motivimi pas 18 titujve të fituar
”Në këtë skenar ka gjithmonë një motivim ekstra. Ky ekip ka krenari dhe uri për të vazhduar fitoren, dhe më shumë në Champions. Eshtë një privilegj t’a mbrojmë titullin dhe t’a bëjmë historinë.”
Rivalët më të mirë në rrugë
”Sa më i mirë që është rivali, aq më tepër vlerë ka fitorja. Kemi eliminuar PSG, Juventusin dhe Bayernin, që janë kampion në Francë, Itali dhe Gjermani, dhe tani përballemi me Liverpooln që ka një ekip të madh dhe një trajner të madh gjithashtu.”
Si ka ndryshuar ekipi?
”Celësi është uria dhe ambicia, përvec grupit. Nuk mund të ketë ego apo probleme jashtë sportit. Këtu gjithmonë kemi pasur një objektiv të qartë dhe e dimë se të gjithë jemi të rëndësishëm.”
Finalja më e mirë?
”Për mua nesër është finalja e parë e Champions League. Nuk na pëlqen të kthehemi prapa, do tëketë kohë për atë dhe për të nxjerrur konkluzione.”
Klopp tha që Madridi funksionon si një orë zvicerane?
”Gjithmonë ballafaqohet me kundërshtarin para. Eshtë një strategji. Për ne Liverpooli gjithashtu funksionon si një orë zvicerane. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të besojmë në lojtarët vendimtarë që kemi përpara.”
Si ndryshon Madridi me BBC?
”Mund të ketë ndryshime sipas shijeve, por nuk mund të ndryshohet objektivit. Kushdo që luan do të jap më të mirën e mundshme. Më e mira është se Zidane i ka të gjithë në dispozicion. Që trajneri të ketë dyshime është mirë.”
Problemet e tifozëve për të arritur në Ukrainë?
”Kam dashuri pasi kam fituar Europianin. Për shkak të distancës apo kostos, shmë prej tyre nuk kanë qenë në gjendje të vijnë, por do të ndiejmë dashurinë e atyre që janë në shtpi dhe para ekraneve gjigante. Ukraina do të konsiderohet si një shembull i mirë.”
Salah
”Ka lojtar që kalojnë dhe të tjerë që qëndrojnë. Nuk ka asgjë të krahasueshme me Messin dhe Cristianon, por Salah është një lojtarë i madh. I uroj më të mirën për nesër.”