Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit dhe senzacioni i këtij sezoni në Premier League, ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të UEFA-së në të cilën ka analizuar tema të ndryshme rreth finales së nesërme të Champions League ndaj Real Madridit.
Fitimi i Champions League
”Nuk e di se cfarë të them saktësisht, por të fitosh Champions League është dicka ndryshe. Dicka e madhe. Të luaj në finale është një ëndërr e vërtetë. E mbaj mend dy vite më parë, finalen në Egjipt dhe e pashë se cfarë ishte ndjenja.”
Ndeshja kundër Madridit
”Eshtë ekipi që ka fituar më së shumti trofe. Kanë fituar Championsin 3 herë në 4 vitet e fundit, kështë që kanë shumë përvojë. E kanë fituar më parë, por është një ndeshje, jo dy, kështu që ne duhet të përqendrohemi dhe të mos mendojmë për ndonjë gjë nga e kaluara. Do të jetë vetëm 11 kundër 11.”
Forma e tij
”Puna ka qenë celësi. Më e rëndësishmja është të mbajë këtë nivel, të vazhdojmë atë edhe në sezonin e ardhshëm. Isha në Romë për dy vite, kalova dy sezone të mëdha, dhe të gjithë më dëshironin të qëndrojë, por në mendjen time po vinte dhe kalova në Angli.”
Cilët janë idolët e tij në futboll?
”Totti, fenomeni Ronaldo, Zidane. Idea ime të zgjedh tre lojtarë është pasi ishin krejtësisht të ndryshëm nga loja e tyre.”