Zinedine Zidane ka hartuar një plan për të ndalur Liverpoolin, plan i cili ka të bëjë me atë se lojtaret Madrilen duhet të shkaktojnë sa më pak faulle apo rivenie këndore që të jetë e mundur në menyrë që klubit anglez të mos i jepet mundësia për të rrezikuar nga loja ajrore – një ndër armet e tyre më të forta.
Loja në ajër është një nga armët më të forta të ekipit të Liverpoolit. Në krye të kësaj arme janë dyshja mbrojtëse Lovren e Van Dijk. Deri me tani në Champions League, The Reds kanë shënuar 5 gola me kokë nga ndërprerjet.
Pikë tjetër e planit të Zidane është kundërpërgjigjia më të njëjtën armë. Ramos konsiderohet si lojtari më i rrezikshëm Madrilen nga ndërprerjet. Mbrojtesi spanjoll ka shënuar dy gola me kokë në dy nga 3 finalet e fundit të Champions Leagues. I pari erdhi në finalen e Lisbonës, ndërsa i dyti në atë të Milanit.
Deri me tani në këtë sezon, Madrilenet kanë shënuar 3 gola me kokë në Champions League.