Mbrojtësi i majtë i klubit, Marcelo, ka vazhduar të këmbëngulë dhe të insistojë duke i kërkuar Neymarit që t’i bashkohet klubit Madrilen.
Në një intervistë për AS, ndër temave të tjera, Braziliani u pyet edhe për bashkëkombasin e tij ndërsa përgjigjia e tij ishte kjo: ”Të mëdhenjtë duhet të luajnë këtu. Real Madridi është një klub i madh dhe lojtarët e mëdhenjë duhet të luajnë në Real Madrid.”, janë fjalët e Marcelos.
Ndërsa në fund ai qartësoi një gjë duke thënë se është vetëm një dëshirë dhe jo ndonjë gjë kundër PSG-së: ”Do të më pëlqente të luaja me të në Madrid. Nuk jam duke folur dicka kundër klubit aktual të tij.”