Marcelo, kapiteni i dytë i ekipit, foli gjithashtu për mediat e pranishme në Kiev para finales së nesërme ndaj Liverpoolit në Champions League. Braziliani diskutoi për këto tema:
Motivimi
”Cdo ditë zgjohem për t’u stërvitur, luajtur dhe për të fituar të gjitha kompeticionet. Jemi këtu përsëri me punë dhe përulësi dhe dëshirën për fitore. E kaluara është e kaluar, duhet të shkojmë për titujt e ardhshëm.”
Finalja
”Të dyja ekipet sulmojnë, varet se si fillon ndeshja. E dimë se cfarë duhet të bëjmë, jemi të përgatitur, por në finale mund të ndodhë gjithcka. Do të jetë një spektakël për të gjithë adhuruesit e futbollit.”
Ndryshimet në ekip në vitet e fundit
”Në një ekip pas shumë vitesh gjërat ndryshojnë. Ajo që nuk ka ndryshuar është uria për fitore. Ne e mësuam një histori të ekipit e cila është ambicia për fitore.”
Fjalët e Klopp?
”Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë të tij. Në një finale duan të vendosin fjalë. Jam i lumtur me atë që bëj, nuk kam asgjë për të dëshmuar. Nuk mendoj për jetën apo punën e askujt. Por nuk e kam dëgjuar atë kështu që nuk mund të përgjigjem më shumë.”
Mbrojtja nga Salah?
”E dimë se cfarë duhet të bëjmë, unë e di se si duhet të luaj për të ndihmuar ekipin. Liverpooli është një ekip i madh. Nuk mund të mendojmë për vetëm 2 apo 3 lojtarë, duhet të mendojmë në kolektivin e tyre. Do të jetë vështirë, por ka më shumë gjëra që duhet të mendojmë përvec Salah.”
Zidane
”Gjërat që kemi fituar tashmë kanë kaluar. Duhet të shikojmë të ardhmen. Për mua, trajneri im është më i miri në botë.”