Ish kampion i dyfishtë europian me Real Madridin (1998 dhe 2000), Karembeu është shprehur se klubi Madrilen e ka në ADN-në e tij Champions Leaguen.
“Që të bëni mirë në Champions League, keni nevojë për një lloj tjetër angazhimi”, ka thënë Karembeu.
Sipas tij është më lehtë kur përqendroheni në një titull sesa në tre.
Duke folur për Zidane, Karemebeu deklaroi se tekniku francez është një punëtor i madh, i cili e urren humbjen dhe kërkon përsosmëri.
“ Në Real Madrid nuk kanë ndryshuar shumë lojtarët, janë pak a shumë te njëjtit, por me atmosferën, të menduarit dhe qasjen e tij është arritur diçka pozitive dhe e suksesshme”, u shpreh Karembeu.
Ai tha se trajneret e profilit të Zidane janë shumë të rëndësishëm për lojtarë si Cristiano e Modric.
“Trajner të tillë janë frymëzim dhe ju ndihmojnë të rriteni”, ka bërë të ditur Karembeu.